Agjencia Zhurnal.mk.

Miura, futbollisti më i vjetër në botë, ndërron klub në moshën 54-vjeçare!

Kazuyoshi Miura nuk e ka ndërmend të ndalet edhe pse ka 54 vite mbi supe.

Ai më 26 shkurt do të mbushë 55 vjeç, ndërsa si futbollisti më i vjetër në botë, ai sapo ka ndërruar skuadër.

Pas 16 vitesh në Yokohama FC (mbërriti në 2005 pas një aventure të shkurtër në Sidney FC) ka nënshkruar për Suzuka Point Getters, në kategorinë e katërt në vendin aziatik.

Miura, i cili bëri debutimin e tij në vitin 1986 për Santos dhe ka luajtur për Palmeiras, Matsubara, CRB, XV de Jaú, Coritiba, Verdy Kwasaki, Genoa, Dinamo Zagreb, Kyoto Purple Sanga, Vissel Kobe, Yokohama dhe Sydney FC.

Ai është i vetmi lojtar që ka luajtur në pesë dekada të ndryshme.

Miura ka deklaruar se synimi i tij është të luajë futboll profesionist deri në moshën 60 vjeçare.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky