Agjencia Zhurnal.mk.

Mjekët e Rusisë i bëjnë thirrje Putin-it që t’i japë fund pushtimit

Mijëra mjekë rusë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor kanë nënshkruar një letër të hapur me anë të të cilës i kanë kërkuar presidentit rus Vladimir Putin të ndërpresë armiqësitë ndaj Ukrainës.

Mjekët, infermierët dhe mjekët ndihmës thonë se “kundërshtojnë fuqishëm veprimet ushtarake të kryera nga forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës” dhe kërkuan largimin e trupave.

“Misioni ynë është të shpëtojmë jetë njerëzore”, thuhej në letër.

“Në këtë moment të vështirë për të dy vendet, ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve politike ekskluzivisht me mjete paqësore.”

Më shumë se 15,000 profesionistë mjekësorë e kanë nënshkruar letrën që nga e hëna. /abcnews.al/

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky