Agjencia Zhurnal.mk.

Mjekët sot në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Shkup, 7 prill – Në Ditën botërore të Shëndetësisë – 7 prilli, Shoqata e mjekëve privatë paralajmëruan protestë të qetë para Ministrisë së Shëndetësisë, prej ku do t’i parashtrojnë kërkesat e tyre.

“Bordi drejtues i SHMPRM mori vendim që më 7 prill të ketë protesta të punëtorëve shëndetësorë para Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup në ora 12”, thuhet në faqen e Shoqatës së mjekëve privatë.

Mes tjerash, ata kërkojnë pikë të kapitacionit prej 90 denarëve, ndryshim të regjimit të ilaçeve dhe të vlejnë rekomandimet për terapi kronike, të ndryshohet politika ndëshkuese, shëndetësi elektronike, si dhe të ndryshohen buxhetet për specialistë dhe laboratori.

“Tërë këtë e kërkojmë për pacientët tanë dhe për mbijetesë të shëndetësisë primare. Vetëm tek ne ka numër të pakufizuar të shërbimeve me mjete të kufizuara financiare. Numër i madh i shërbimeve nuk janë paguar. Tridhjetë vite marrim pagesë për punën tonë me vonesë prej disa muajve! Për herë të parë kemi ministër të Shëndetësisë të nivelit primar dhe zëvendës ministër që i kupton problemet tona. Qeveritë po ndryshohen, por kurrsesi të na vendosin në plan në buxhetin e tyre”, potencojnë nga Shoqata.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky