Agjencia Zhurnal.mk.

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Gjate pasdites së djeshme është gjetur edhe trupi i vajzës tjetër, që dyshohet se u hodh në lumin Buna bashkë me motrën, vëllain dhe nënën. Akoma nuk janë gjetur trupat e këtyre të fundit dhe për fat të keq të gjitha dyshimet të çojnë se mund të jenë në këtë lumë.

Kërkimet kanë vijuar edhe gjatë ditës se djeshme dhe do të vijojnë akoma deri në gjetjen e tyre dhe në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje më shumë mister.

Motra e Alma Arrazit pas njoftimit se ajo dhe tre fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.

Dëshmia e saj, por dhe shenjat që u raportuan fillimisht në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdgys Arrizin, babai i tre fëmijëve për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Ilir Robaj ekspert mjeko-ligjor tha në emisionin e mëngjesit të Euronews Albania se nëse ndaj fëmijëve që dyshohet se janë mbytur është ushtruar dhunë, ajo është e dallueshme nga ekspertiza mjeko-ligjore.

“Ekspertiza mjeko-ligjore nuk mund ta përcaktojë se si ka ndodhur mekanizmi i vetëvrasjes, por me përafërsi përcakton kohën kur ka ndodhur ngjarja. Eksperti përcakton shenjat e dhunës, të cilat ngelen në formën e mavijosjeve. Të gjitha shenjat ngelen, por e rëndësishme është të gjenden sa më shpejt. Për dy trupat që nuk janë gjetur, sa më shumë kalon koha aq më e vështirë është për t’u dalluar”, tha eksperti.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky