Agjencia Zhurnal.mk.

Mlladenovska: Pothuaj 50 për qind nga fëmijët në kopshtet për fëmijë Shkup nuk janë vaksinua me DiTePer

Shkup, 12 mars – Pothuaj 50 për qind nga fëmijët në kopshtet në Shkup janë të pavaksinuar ose pjesërisht kundër pertusis, ndërsa në brendi mbi 95 për qind nga fëmijët janë vaksinuar, informoi sot drejtoresha e Inspektoratit sanitar shëndetësor shtetëror, Renata Mlladenovska.

ISSHSH, siç tha, i kontrollon edhe kopshtet private për fëmijë.

Fakti se rreth 50 për qind nga fëmijët janë të pavaksinuar ose jo tërësisht, siç vlerësoi, është dështues. Të dhënat janë nga listat që janë dërguar dje në ISSHSH nga kopshtet, ndërsa aksioni do të vazhdojë.

Prej dje, ISSHSH po kryen inspektim nëpër kopshte dhe jep vendim për ndalesë të pranimit të fëmijëve, të cilët nuk janë të vaksinuar ose jotërësisht kundër pertusis.

“Drejtorët na bindën se do ta respektojnë vendimin, e për këtë do të bëjmë inspektim gjatë ditës dhe ditëve të ardhshme”, tha Mlladenovska.

Nëna e një fëmije gjashtëvjeçar nga komuna e Karposhit për MIA-n në deklaroi se në mëngjes nga kopshti për fëmijë në këtë komunë të Shkupit, janë kthyer fëmijë, të cilët nuk janë vaksinuar tërësisht kundër pertusis (kolla e mirë).

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky