Agjencia Zhurnal.mk.

Modeli ekonomik i Kinës: Nga “sasia” te “cilësia e forcës punëtore”

Kina po përjeton tani një prirje të rënies së lindshmërisë, plakjes së popullsisë dhe dallimeve në rritjen rajonale të popullsisë. Ekspertët mendojnë që modeli ekonomik i Kinës do të kalojë nga “ sasia e forcës punëtore” te “ cilësia e forcës punëtore” .

Në janar të këtij viti, të dhënat qeveritare treguan rënien e parë të popullsisë në Kinë në rreth gjashtë dekada, me normën e lindshmërisë që arriti në një nivel të ulët rekord vitin e kaluar.

“Plakja e popullsisë do të sjellë disa sfida për zhvillimin ekonomik. Zgjidhja e këtij problemi është gjithashtu një nga faktorët e rëndësishëm për konkurrencën kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm,” i tha CGTN-it Jimmy Zhu, kryestrategjist në firmën e kërkimeve “Fullerton”.

Kina do të përshpejtojë zhvillimin e burimeve njerëzore moderne me cilësi të mirë, sasi të mjaftueshme, strukturë të optimizuar dhe shpërndarje të arsyeshme, në mënyrë që modernizimi kinez të përparojë duke e mbështetur nga zhvillimi me cilësi të lartë i popullsisë.

Mao Zhuoyan, profesor në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Kryeqytetit, u shpreh në një intervistë për “21st Century Business Herald” se ka tre pika që meritojnë t’i kushtohen vëmendje : Së pari, përmirësimi i strukturës së popullsisë; së dyti, nxitja e cilësisë së popullsisë; së treti, përparimi i modernizimit kinez me mbështetje nga zhvillimi me cilësi të lartë i popullsisë.

Zhu parashikoi se politikat e ardhshme do të synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit, kultivimin e talenteve me cilësi të lartë që kanë aftësi praktike dhe për risi teknologjike dhe përshpejtimin e transformimit e përmirësimit industrial, zhvillimin e industrive të reja, shtimin e zhvillimit të bashkërenduar rajonal, realizimin e lëvizshmërisë së popullsisë e ndarjen e barabartë të mundësive të punësimit.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky