Agjencia Zhurnal.mk.

Mojsovski paralajmëroi dy pishina të reja në Shkup

Shkup, 9 qershor – Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Naumçe Mojsovski sot ka paralajmëruar hapjen e dy pishinave të reja në Shkup. 

“Projekti më i madh për ne që na ka munguar vitet e fundit, janë 14 pishina për not për kategoritë më të reja, tashmë jemi në përfundim. Tashmë në Tetovë e kemi lëshuar, ato dy në Shkup janë drejt përfundimit, shpresoj që në shtator do të lëshohen”, është përgjigjur Mojsovski në pyetjet e gazetarëve. 

Ai sqaroi se bëhet fjalë për pishina me përmasa më të vogla që në to të mund të notojnë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Mojsovski mori pjesë në konferencën për media së bashku me përfaqësuesit e Olimpiadës speciale me rastin e udhëtimit të sportistëve në Lojërat olimpike verore të cilat do të mbahen nga 12 deri më 26 qershor në Berlin. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky