Ish-trajenri i Milanit, Vincenzo Montella ka folur për Manuel Locatellin.
Montella ishte pjesë e skuadrës së Milanit në kohën kur Locatelli doli në ekipin e parë në moshën 18 vjeçare, shkruan lajmi.net.
Locatelli ishte bërë standard në mesfushën “Rossonere” pavarësisht moshës së re, dhe kjo gjë ishte falë Montellas i cili kishte inkuadruar atë në ekipin e parë dhe e kishte bërë standard.
Mesfushori italian më pas ishte larguar nga Milani për në Sassuolo për një shumë prej 12 milionë eurosh. Mirëpo Montella është i bindur që Locatelli do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Juventusin.
“E bëra Locatellin titullar në Milan pavarësisht moshës së tij dhe nuk ishte një zgjedhje e lehtë”, tha ai.
“Ai i ka të gjitha, sot është pjekur shumë në menaxhimin e situatave, më parë ishte më impulsiv”, shtoi ai.
“Ai mund të luajë të gjitha pozitat në mesfushë, dhe në Juventus mund të rritet akoma në një skuadër si kjo”, tha Vincenzo Montella.




