Agjencia Zhurnal.mk.

Morina: Patëm raste por nuk i konkretizuam, Ballkani me eksperiencë na shënoi golat

Ferizaj u mposht në shtëpi me rezultat 0-3 nga Ballkani, në duelin e vlefshëm për xhiron e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. 

Ishte kjo humbja e parë për ferizajasit në shtëpi, gjë që e bën atë edhe më të hidhur, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina tha se deri në pranimin e golit të parë ishin aty aty me Ballkanin.

Ai shtoi se djemtë e tij ishin të angazhuar dhe të motivuar, por nuk konkretizuan rastet.

“Ekipi i mirë të dënon. Ne sot me një gëzim të madh e kemi prit Ballkanin si kampion. Jemi munduar të paraqitemi sa më mirë. Unë dhe të gjithë në klub jemi me këmbë në tokë dhe nuk menduam ta shkatërronim Ballkanin. Deri në pranimin e golit të parë ishim aty aty me Ballkanin. Patëm raste sepse djemtë ishin të angazhuar dhe të motivuar. Nuk konkretizuam rastet. Ballkani me eksperiencë na shënoi golat. Mbas të asaj që kamë parë kjo është një humbje shumë e rëndë”, tha Morina për ArtSport.

“Komunikimi me Ilir Dajën është si me çdo trajner. I dëshirova sukses në lojë. I tregova se mburrem me Ballkanin me atë që po bën në garat evropiane”, tha Morina.

/Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky