Agjencia Zhurnal.mk.

Mos e shkatërroni në publik vetëvlerësimin e fëmijës

“Mbylle se ta ngjesha shuplakë”, “as gëk mos të bësh, dëgjove?” dhe pastaj kthehen nga njëra-tjetra, apo njëri-tjetri dhe vazhdojnë: “oj, se nuk na la rehat”, “e duan nga një shpullë”, “ohu s’kemi nerva!”

Këto shprehje, të shoqëruara me shikimin e ngrysur prej të rrituri të inatosur, pse ju prish dëshira e vet, dëgjohen e shikohen njëlloj, në rrugë apo lokale.

Këto shprehje dëgjohen, pa dallim nga të gjithë të rriturit me shkollë apo pa shkollë, nga nënat dhe baballarët, nga gjyshe dhe gjyshër.

Prindër, që flasin gjysma anglisht e gjysma shqip dhe gjyshër e gjyshe, që flasin si të munden, në këtë “pikë” janë njëlloj. Ndërsa fëmija aty në cep, me një pako patatina apo coca-cola në dorë, me lot në sy dhe i fyer e i trembur brenda vetes, e mbush shpirtin me inat dhe dyshime.

Janë këto skena “të vogla” të cilat, nxitin “errësirën” në shpirtin dhe mendjen e fëmijës, që ndërtojnë “muret e heshtjes” ndërmjet fëmijës dhe vetes, dhe prindit e fëmijës.

Këta të rritur, prindër dhe gjyshër, që nuk lënë lodër pa u blerë fëmijëve, e humbin durimin në çast, kur u prishet terezia dhe harrojnë që janë në publik. Të rritur, që për pak tolerancë, nga ana e tyre, shkatërrojnë në publik vetëvlerësimin që fëmija po përpiqet të ndërtojë me mundim.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky