Agjencia Zhurnal.mk.

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Me akuza e kundër-akuza është mbajtur sot mbledhja e Komisionit për Siguri, ku ka raportuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Një replikë e ashpër është zhvilluar ndërmjet deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, njëherësh kryetar i Komisionit dhe deputetes së Vetëvendosjes, Shqipe Selimi.

“Mos më pengo… jam tu fol unë…”, i tha Berisha deputetes Selimi.

“Ti duhesh me ma dhënë fjalën… përndryshe mbledhja e komisionit dështon…”, ia ktheu Selimi.

“E kuptoj që po don me dështu”, replikoi Berisha.

“Kryeje fjalën ti… edhe unë po e kërkoj”, tha ajo.

“A jam tu fol unë… mbylle pra”, iu kthye Berisha deputetes Selimi.

Ndryshe, deputetja Selimi më tej kritikoi kryetarin Berisha, duke thënë se po ndërhynë në punët e Policisë së Kosovës, gjersa tha se për shqetësimet e tij është dashur të mbajë konferencë për media e jo siç tha ajo të keqpërdorë Policinë në mbledhjen e Komisionit. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky