Agjencia Zhurnal.mk.

Mosrealizimi i votës së Diasporës, PD kallëzon në SPAK kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

Ashtu sikurse paralajmëroi Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme SPAK kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën për shpërdorim detyre dhe moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të realizuar votën e Diasporës.

Sipas Alibeajt, pavarësisht se kishte një vit kohë, Kuvendi nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve shqiptarë.

Kujtojmë se një javë më parë, disa përfaqësues të Diasporës janë futur në Kuvend ku në shenjë proteste kanë hedhur fillimisht disa fle të bardha dhe kanë bërë thirrje që të përfaqësohen në Kuvend nga deputetët.

“Dua të votoj nga Diaspora” ka qenë banderola që qytetarët kanë hapur në sallën e Kuvendit ku kërkojnë të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet e 2025.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky