Agjencia Zhurnal.mk.

Mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite dhe në orët e mbrëmjes jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

Shkup, 8 maj – Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje të rrëmbyeshme të shiut për kohë të shkurtë, zbraze të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe dukuri të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për dukuri të motit të lig afatshkurtë. Temperatura minimale do të zbresë deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë.

Deri të premten do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme të shiut për kohë të shkurtë, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe dukuri të breshrit. Temperatura ditore nag e e njtja do të jetë në rënie. Në ditët e fundjavës kushtet për destabilitet do të pakësohen.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky