Shkup, 14 korrik – Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 34 deri 42 gradë. Indeksi UV do të jetë 10.
Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 38 gradë.
Nën ndikimin e valës së nxehtë në periudhën e ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm dhe shumë i nxehtë me temperatura të ditës në pjesën më të madhe të vendit mbi 35, ndërsa në disa vende edhe mbi 40 gradë për çka do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta. Indeksi UV do të ketë vlerë të lartë 10, ndërsa temperaturat e mëngjesit në Shkup dhe në pjesët jugore nuk do të bien nën 20 gradë.