Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale

Shkup,4 dhjetor – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior deri në drejtimin veriperëndimor. Paradite diku përgjatë Vardarit do të përforcohet era nga veriu.

Nga DPHM bëjnë me dije se temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -5 deri në katër gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga pesë deri në 10 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në gjashtë gradë.

Moti deri të martë në fund të ditës do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa valë e re me lagështi do të nisë gjatë natës deri të mërkurën nga veriperëndimi. Reshjet do të jenë të shiut, të mërkurën në pjesët më të larta malore do të ketë reshje të dëborës, ndërsa të enjten do të ketë borë në disa vende në veriperëndim dhe në vendet më të larta. Të enjten reshjet e shiut do të ndalen gjatë ditës, ndërsa reshje të tjera priten në fillim të fundjavës së ardhshme. Kushte për paraqitje të mjegullës do të ketë veçanërisht të martën dhe të mërkurën në mëngjes.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky