Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me vranësira dhe me erë

Shkup, 11 nëntor – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht të përforcuar nga drejtimi verior, e cila vende-vende do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të përkohshme të shout, ndërsa në viset më të larta dëborë të përkohshme.

Siç informoi DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 12 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm, nga fundi i ditës dhe gjatë natës me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryejë, erë veriore përkohësisht e përforcuar Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Të shtunën do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në malet më të larta borë të përkohshme. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e ditës do të bie për disa gradë. Nga e diela do të mbizotërojë mot stabil me mjegulla në fushëgropa.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky