Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i ngrohtë me periudha me diell

Shkup, 24 prill – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i ngrohtë me periudha me diell. Nga fundi i ditës do të ketë reshje lokale të dobëta shiu, me rrebesh afatshkurtër, i ndjekur nga paraqitja e bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi jugperëndimor në pjesët perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë me periudha me diell. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtër me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Të enjten do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshmme, të pasuara me bubullima, ndërsa në malet më të larta do të kalojnë në reshje të borës së lehtë të herëpashershme. Nga e premtja do të ketë një periudhë me mot kryesisht stabil dhe më të ngrohtë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky