Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me shi lokal

Shkup, 17 mars – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët juglindore. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior, veçanërisht në pjesën e epërme të Vardarit, ku përkohësisht do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 8 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët lokal paradite. Do të fryejë erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 12 gradë Celsius.

Të premten për shkak të ftohjes do të ketë reshje lokale të dëborës, kryesisht në pjesët juglindore. Pastaj vijon periudha e motit më të ftohtë me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky