Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm

Shkup, 25 prill  – Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të pasuar me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në fund të ditës reshjet e shiut do të ndalen. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 15 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga nesër do të ketë një periudhë me mot kryesisht stabil dhe më të ngrohtë me rritje të temperaturave të ajrit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky