Të paktën 35 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan pasi shiu dhe reshjet e papritura të borës goditën zonat e thella të Pakistanit gjatë fundjavës.
22 fëmijë ishin midis viktimave, shumë prej të cilëve u shtypën nga rrëshqitjet e dheut që groposën shtëpitë e tyre, thanë autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive.
Moti ekstrem goditi rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar qindra shtëpi, raporton BBC.
Ekspertët u befasuan nga bora pasi Pakistani është zakonisht i lagësht në mars.
Mushtaq Ali Shah, një ish-drejtor i departamentit meteorologjik të vendit, ia atribuoi kushtet e pazakonta ndryshimeve klimatike.