Agjencia Zhurnal.mk.

Moti sot me vranësira dhe me diell

Shkup, 4 shkurt – Paradite sot do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, nëpër disa fushëgropa me vranësira të konsiderueshme . Pasdite kryesisht mot me diell. Paradite do të fryejë erë e dobët veriore, ndërsa pasdite erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 3 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup siç paralajmëruan nga DPHM, moti paradite do të jetë mot me vranësira të konsiderueshme, ndërsa pasdite me diell. Temperatura minimale do të bie deri në -9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 4 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit. Edhe të shtunën në mëngjes do të jetë ftohtë, ndërsa pastaj temperaturat do të jenë në rënie, përveç të martën kur do të fryejë erë e përforcuar veriperëndimore.

Reshje lokale të shiut dhe dëborës do të ketë të shtunën gjatë natës në pjesët perëndimore dhe të hënën kah fundi i ditës

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky