Agjencia Zhurnal.mk.

MPB me detaje për disa parregullsi në vendvotime në Shtip dhe Shkup

Shkup, 24 prill – Ministria e Punëve të Brendshme deri tani nuk ka regjistruar prishje më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili në përgjithësi ka kaluar në mënyrë të qetë, pa probleme, deklaroi zëdhënësi i MPB-së Toni Angelov.

Sipas tij, nga hapja e qendrave të votimit deri tani janë regjistruar dy fotografime të fletës së votimit, një në Shtip dhe një në Shkup.

Gjithashtu, rreth orës 09:20 në qendrën e votimit në fshatin Buçim, të Radovishit nga ana e kryetarit të këshillit zgjedhor është raportuar se një person ia ka treguar fletën e votimit një vëzhguesi. Nga ana e DPB-së Radovish ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Zëdhënësi i MPB-së thotë se përveç kësaj në komunën e Çairit në Shkup janë lënë fletëpalosje mbi veturat e parkuara në lidhje me procesin zgjedhor dhe në dy lokacione në Shkup janë vërejtur mbishkrime.

“Në një vendvotim në Shkup, pranë grafiteve të shkruara, rreth orës 06:30 kryetari i këshillit zgjedhor ka raportuar se në korridor është gjetur një bombë tymi i shpërthyer. Nga ana e zyrtarëve policorë janë marrë masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe në këtë vendvotim votimi po zhvillohet pa probleme”, tha Angelovski në konferencën për media.

Ai theksoi se MPB apelon qytetarët dhe pjesëmarrësit në zgjedhje dhe në pjesën tjetër të votimit në këtë ditë të zgjedhjeve që të përmbahen nga incidente dhe nëse vërehet ndonjë shkelje e procesit zgjedhor, qytetarët duhet menjëherë të informojnë policinë në numrat 192 dhe 112 ose të raportojnë në stacionin policor më të afërt.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky