Agjencia Zhurnal.mk.

MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja

Shkup, 7 maj – Në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen nesër, Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative në varësi të MPB-së, do të punojnë për lëshimin e dokumenteve personale edhe në ditën e zgjedhjeve, me datë 08.05.2024 me orar pune nga ora 08:00-19:00.

“Po ashtu, njoftojmë qytetarët se të gjitha kërkesat për letërnjoftime që janë dorëzuar deri më 03.05.2024, tashmë janë përgatitur dhe qytetarët mund t’i marrin ato”, thonë nga MPB.

Nga MPB më herët kanë thënë se janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të dyfishta në vend.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky