Agjencia Zhurnal.mk.

MPB: Sanksionohen 599 shoferë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 29 dhjetor – Në suaza të kontrolleve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionomin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi të tejkaluar, policia shqiptoi 599 gjoba.

 Prej tyre, siç kumtoi MPB, 26 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa pesë madje 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë 275 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të populluara, ndërsa 324 jashtë vendeve të populluara.

Nga MPB njoftojnë se kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut që së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky