Shkup, 4 Qershor – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një reagimi dërguar mediave ka dënuar ashpër aktin e zjarrvënës së qëllimshme në hyrje të shoqatës Ivan Mihajlov në Manastir.
Ky sulm vandal është një tjetër dëshmi se ka shumë aktorë që janë kundër progresit në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të ardhmes sonë të përbashkët evropiane.
Ky krim nuk është kryer rastësisht në këtë ditë, kur dy vendet do të kenë dialog për të tejkaluar çështjet e hapura në rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Organet kompetente të shtetit po bëjnë përpjekje për gjetjen e autorit të këtij akti vandal”, thuhet në reagimin e MPJ-së.