Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ do të dërgojë porosi për kujdes deri tek shtetasit tanë në Izrael, nuk ka kërkesa të reja për evakuim

Shkup, 19 prill – Nuk ka informacione të reja nga qytetarët tanë që ndodhen në Izrael dhe në rajonin e Lindjes së Mesme për evakuim të mundshëm, deklaroi sot shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

“Për momentin nuk kemi kërkesa të reja. Vazhdimisht jemi duke e monitoruar situatën. Sot në mëngjes pata bisedë me ambasadorin tonë në Izrael. Kishte disa informacione se Izraeli ka sulmuar Iranin gjatë natës, por ato ende nuk janë konfirmuar prandaj nuk ju informova për këtë çështje. Megjithatë ky është informacioni nga biseda e mëngjesit që kam pasur me ambasadorin tonë, por nuk kemi kërkesë as përmes SOS telefonit e as përmes ambasadës sonë për evakuim”, tha Osmani në pyetjet e gazetarëve pas deklaratës në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ku ishte në kuadër të aktiviteteve zgjedhore si kandidat për president.

Ai theksoi se SHBA-ja sot u ka rekomanduar qytetarëve të saj që të mos largohen nga Tel Avivi dhe qendrat kryesore të Izraelit për shkak të sulmeve të mundshme. Njoftuan se sot MPJ-ja ynë do të dërgojë porosi kujdesi deri tek qytetarët tanë atje.

“Në vazhdim të ditës dhe ne do të kemi informacione për qytetarët tanë edhe pse vazhdimisht jemi në komunikim me ata që janë aty”, theksoi Osmani.

Ambasada e SHBA-së në Izrael i porositi sot punonjësit e saj dhe familjarët e tyre që të kufizojnë lëvizjet e tyre pas raportimeve se Izraeli filloi një sulm hakmarrës ndaj objektivave në Iran.

Pas sulmeve të Iranit ndaj Izraelit të shtunën në MPJ është formuar Shtabi i krizave, detyra kryesore e të cilit është organizimi i evakuimit të qytetarëve të vendit nga Izraeli dhe Lindja e Mesme dhe më gjerë, nëse është e nevojshme. Në fillim të javës MPJ informoi se vetëm një shtetas i vendit ka kërkuar evakuim nga Izraeli pas thirrjes drejtuar qytetarëve tanë që aktualisht ndodhen në atë vend dhe më gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme

Vlerësohet se rreth 50 shtetas të vendit ndodhen në Izrael. Shtabi i krizës nuk ka një numër të caktuar të qytetarëve të vendit që ndodhen në vendet përreth, ndërsa e vetmja mënyrë për të arritur këtë është regjistrimi i tyre në ambasadat tona. Osmani në fillim të kësaj jave iu rekomandoi qytetarëve tanë që ndodhen në atë rajon që të paraqiten në ambasadë, të lënë numrat e telefonit, në mënyrë që të kontaktohen nëse situata përkeqësohet.

Përveç Ambasadës në Tel Aviv në dispozicion të qytetarëve tanë janë edhe ambasadat në Kajro, Abu Dabi dhe Katar. Të gjithë qytetarët të cilët ndodhen në rajonin e apostrofuar mund të kontaktojnë ambasadën tonë në Tel Aviv në linjën telefonike 972 549 267 378 si dhe linjat telefonike SOS të MPJ 075 273 732 dhe 075 268 376 për evakuim të mundshëm.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky