Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ: DSIK është e detyruar për certifikatë për siguri, nuk është miratuar për dy punonjës në diplomaci

Shkup, 21 dhjetor – Ministria e Punëve të Jashtme, në lidhje me dhënien e certifikatës së sigurisë për punonjësit diplomatikë, njoftoi sot se as nuk lëshon dhe as nuk heq certifikatë sigurie.

“Për këtë çështje ngarkohet Drejtoria për Siguri të Informatave të Klasifikuara (DSIK), e cila ka autoritetin dhe detyrimin ligjor, në bashkëpunim me institucionet e tjera, të lëshojë një certifikatë të re ose të revokojë një certifikatë sigurie ekzistuese të çfarëdo niveli. Ministria e Punëve të Jashtme ka për detyrë të reagojë nëse një punonjës i caktuar mbetet pa certifikatë sigurie me vendim të plotfuqishëm”, njoftuan nga MPJ.

Procedura e posedimit të certifikatës së sigurisë, bëhet e ditur në kumtesë, është obligim për të gjithë të punonësuarit në  diplomaci dhe realizohet në vazhdimësi.

“Ju njoftojmë se në njoftimin e fundit nga DSIK nuk janë miratuar certifikatat e sigurisë për dy punonjës në diplomaci”, nënvizohet në kumtesën e MPJ-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky