Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ greke: Davkova zgjodhi ta quajë vendin e saj “Maqedoni”, një akt i shkeljes flagrante të Marrëveshjes së Prespës dhe Kushtetutës

Athinë, 12 maj – Marrëdhëniet bilaterale me vendin fqinj dhe rruga e tij evropiane varen nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga Prespa dhe përdorimi i emrit kushtetues, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për inaugurimin e Gordana Siljanovska-Davkovas dhe përdorimin e emrit “Maqedoni” dhe potencuan se ky veprim paraqet shkelje edhe e Marrëvehshjes edhe e Kushtetutës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në reagimin e MPJ-së greke  shkruan se “gjatë kohës së betimit në Kuvend edhe krahas faktit që në tekstin zyrtar të betimit që i është diktuar, vendi ishte me emrin ‘Maqedonia e Veriut’, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Siljanovska-Davkova, ka zgjedhur ta quajë ‘Maqedoni'”.

“Ky veprim qartë e shkel Marrëveshjen nga Prespa, por edhe Kushtetutën e vendit fqinj, e cila është e harmonizuar me obligimet e saj ndërkombëtare”, njoftojnë nga MPJ-ja greke.

Ata potencuan se Qeveria greke, edhe krahas ankesave që i ka shprehur si opozitë, e respekton Marrëveshjen si marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare, e cila mbisundon ndaj secilës dispozitë tjetër ligjpore.

“Greqia, në këtë kontekst, kategorikisht deklaron se përparimi shtesë në marrëdhëniet e saj bilaterale me Maqedoninë e Veriut, si dhe rruga evropiane e vendit varen nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga Prespa dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit”, kumtuan nga MPJ-ja greke.

https://www.mfa.gr/en/current-affairs/statements-speeches/announcement-by-the-ministry-of-foreign-affairs-on-the-swearing-in-ceremony-of-the-president-of-north-macedonia-12052024.html

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky