Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ: Me hapjen e vendkalimit kufitar Rafah mundësohet evakuimi i pesë qytetarëve të Maqedonisë nga Gaza

Shkup, 1 nëntor – Ministria e Punëve të Jashtme e mirëpret vendimin për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah, mes Rripit të gazës dhe Egjiptit, me të cilën mundësohet evakuimi i shtetasve të huaj, përfshirë edhe pesë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Siç informuam më herët, qytetarët tanë që ndodhen në Gaza tashmë janë të përfshirë në listat e evakuimit dhe presim që e njëjta së shpejti të realizohet sipas rrethanave në terren dhe dinamikës së evakuimit, duke pasur parasysh numrin e madh të shtetasve të huaj në Gaza, të cilët janë pjesë e këtij operacioni. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, si dhe me qytetarët tanë, Ministria e Punëve të Jashtme është e kyçur drejtpërdrejtë dhe në mënyrë aktive, me qëllim që shtetasit tanë të evakuohen të sigurtë dhe në kohë”, njofton MPJ-ja. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky