Agjencia Zhurnal.mk.

MPJ: Nuk ka marrëveshje të re me Bullgarinë

Shkup, 11 janar – Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) i përgënjeshtron informacionet për një marrëveshje të re, aneks ose ndonjë tekst shtesë të Marrëveshjes ekzistuese të Miqësisë me Republikën e Bullgarisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme i hedh poshtë spekulimet e tilla si të pasakta dhe kundërproduktive ndaj përpjekjeve të të dyja vendeve për të kapërcyer dallimet mes vete. Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë vazhdojnë të zhvillohen në përputhje me Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Në kuadër të kësaj, ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe angazhimet e nevojshme që janë në përputhje me këtë Marrëveshje, të cilat para së gjithash kanë për qëllim thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral. Në këtë kontekst, është edhe iniciativa e fundit për organizimin e një takimi në nivel të shefave të qeverive, si hap i parë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive të reja, duke futur dinamikë të re në projekte dhe aktivitete, që është në interes për të dyja vendet si dhe për perspektivën dhe sigurinë e rajonit dhe të Evropës”, thekson MPJ.

Para publikimit të informacioneve të këtilla sensitive, verifikimi i të njëjtave me Ministrinë, siç qëndron në kumtesë, do të kontribuojë në informimin më cilësor të qytetarëve, por do të nënkuptojë edhe kontribut për të mbështetur përpjekjet për tejkalimin e çështjeve të hapura me fqinjin tonë, Bullgarinë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky