Agjencia Zhurnal.mk.

MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2022/2023

Shkup, 27 korrik – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i informon qyetarët se ka filluar pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2022/2023. Me këtë pagesë janë përfshirë 30.999 shfrytëzues të shtesës arsimore në nivel të shtetit.

Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, si më poshtë: për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit kalendarik aktual, për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe për periudhën e katërt matëse pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual”, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 

Shuma e shtesës arsimore, sqarojnpë nga MPPS, kryhet në katër shuma të barabarta nga  2.211 denarë për shfrytëzuesin e të drejtës së shumës për edukimin e fëmijës në shkollën fillore, ndërsa nga 3.518 për shfrytëzuesin e të drejtës të vlerës për edukimin për një fëmijë në shkollën e mesme, pas përfundimit të secilës periudhë matëse, të vërtetuara me këtë ligj. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky