Agjencia Zhurnal.mk.

MSP: VMRO-DPMNE të kërkojë falje për mashtrimet dhe akuzat e rrejshme

Shkup, 31 korrik – Shpresa Abazi nga Kërçova është e punësuar në vitin 2015 përmes Programit k-5 në kohën e VMRO DPMNE në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë së Ohrit.

Shpresa Abazi nga Tetova, është krejtësisht person tjetër, e punësuar në vitin 2022 në Ministrinë për Sistem Politik, si përkthyese.

Gjatë gjithë ditës së djeshme, VMRO DPMNE intenzivisht gënjenë opinionin dhe nga këtu del dilema nëse bëhet fjalë për analfabetizëm në parti ose vetëm qëllimi që të prodhohen lajme të rrejshme.

Kërkojmë falje publike nga ana e VMRO DPMNE për të pavërtetat e thëna në publik, në të kundërtën do të veprojmë sipas ligjit.

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive tashmë i sqaroi opinionit se znj, Shpresa Abazi është punësuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit me datë 1 korrik të vitit 2015 përmes Programit K-5.  

Në Planin për transfer të të punësuarve përmes programit K5, i cili  ka kaluar në Qeveri (i paraparë në Ligjin për transferin e Nëpunësve Administrativ të punësuar përmes Programës K-5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Gazeta zyrtare e RMV nr 302/2020) bashkë me 9 nëpunës të tjerë është paraparë për transfer në AKE. 

Në kohën kur ka kaluar plani në Qeveri dhe janë realizuar transferet, të punësuarës i pushonte vendi i punës, pasi që ka qenë në mandat në shoqërim të bashkëshortit, në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Vjenë – Austri, dërguar asokohe nga Nikola Popovski, ministër i punëve të Jashtme.

Prandaj, transferi është realizuar menjëherë pas kthimit nga mandati, si pjesë e planit të transferit të 1359 të punësuarve me programen K-5.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Kabineti i Zëvendës Kryetarit të parë të Qeverisë

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky