Shkup,28 korrik – Të nderuar gazetarë, i nderuar publik.
Unë Arafat Muremi, si drejtor i Administratës së policisë financiare dhe punonjës në Administratë, e njohim dhe jemi të vetëdijshëm se këto sulme të organizuara qëllimisht dhe të pabaza ndaj nesh, vijnë nga e njëjta qendër për të cilën Administrata, por, edhe në institucione tjera tashmë janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive procedurat e duhura, në varësi të autoriteteve të institucionit.
Presim që sulmet dhe presionet e tilla të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, për sa kohë organet e mbikëqyrjes dhe kontrollit po punojnë në mënyrë aktive për zbardhjen e zhvillimeve të fundit me kontrollin e paligjshëm në institucionin tonë.
Qëllimi i këtyre sulmeve është më se i qartë. Megjithatë, në interes të nxjerrjes në dritë të së vërtetës, do të përmbahem nga komentet e mëtejshme për sulme dhe skenarë të tillë të paramenduar dhe do t’i lë institucionet kompetente të veprojnë sipas kompetencave të tyre.
Po ashtu, duam të theksojmë se raportimet në media të caktuara se Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër drejtorit të Administratës janë të rreme dhe të pavërteta.