Agjencia Zhurnal.mk.

Murati: Për shkak të LDK-së qytetarët po e paguajnë më shtrenjtë vajin dhe bukën

Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se çmimet e importit për vaj dhe grurë kanë rënë.

Murati shton se qytetarët po vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka dërguar Ligjin për Çmimet Tavan në Gjykatë Kushtetuese.

“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg”, ka shkruar Murati në Facebook.

Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor 🌻 ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë…

Posted by Hekuran Murati on Monday, April 17, 2023

“Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj, qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, shton ai.

LDK-ja si dhe partitë e tjera opozitare kishin thënë se ai Ligj për Çmimet Tavan bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky