Agjencia Zhurnal.mk.

Musk në mesin e ekspertëve që kërkojnë që trajnimi i sistemeve të AI-s të pezullohet për shkak të frikës së një kërcënimi për njerëzimin

Figura të larta në inteligjencën artificiale duan që trajnimi i sistemeve të fuqishme të AI-s të pezullohet mes frikës së një kërcënimi për njerëzimin.

Ata kanë nënshkruar një letër të hapur që paralajmëron për rreziqet e mundshme dhe thonë se gara për të zhvilluar sisteme të AI-s është jashtë kontrollit.

Shefi i Twitter, Elon Musk është ndër ata që duan që trajnimi i sistemeve AI – mbi një kapacitet të caktuar – të ndalet për të paktën gjashtë muaj.

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak dhe disa studiues në DeepMind gjithashtu nënshkruan për thirrjen.

OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, lansoi kohët e fundit versionin GPT-4 – një teknologji më moderne, e cila ka impresionuar vëzhguesit me aftësinë e saj për të bërë detyra të tilla si përgjigjja e pyetjeve rreth objekteve në imazhe.

Në këtë letër të paraqitur nga Instituti Future of Life që u nënshkrua nga figura të larta bëhet thirrje që zhvillimi të ndalet përkohësisht, duke paralajmërua për rreziqet që mund të paraqesin sistemet më të avancuara në të ardhmen.

“Sistemet e AI-s me inteligjencë konkurruese njerëzore mund të paraqesin rreziqe të thella për shoqërinë dhe njerëzimin”, thuhet në letër.

Instituti Future of Life është një organizatë jofitimprurëse, e cila thotë se misioni i saj është “të drejtojë teknologjitë transformuese larg rreziqeve ekstreme, në shkallë të gjerë dhe drejt përfitimit të jetës”.

Musk, pronar i Twitter dhe shefi ekzekutiv i kompanisë së makinave Tesla, është këshilltar i jashtëm i organizatës.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky