Elon Musk tha të hënën se vetëm llogaritë e verifikuara në Twitter do të kenë të drejtë të votojnë në sondazhe duke filluar nga 15 Prilli, një lëvizje që CEO i kompanisë së mediave sociale beson se do të adresojë sasinë e avancuar të robotëve të AI-s.
Musk tha gjithashtu se vetëm llogaritë e verifikuara do të kenë të drejtë të jenë në rekomandimet “For You” të Twitter-it, veçori që shfaqë një rrjedh postimesh nga llogaritë në Twitter.
Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për Reuters.
Vitin e kaluar Musk kishte thënë se Twitter do të kufizonte votimin ndaj sondazheve që kanë të bëjnë me politikat për abonentët që paguajnë Twitter Blue.