Agjencia Zhurnal.mk.

Musliu-Shoshi akuzon Bislimin për “sulm personal”: Në mbledhje nuk pati asnjë informacion konfidencial

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka akuzuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për “sulm personal” pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, ku ai raportoi në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Në një deklarim për media, ajo ka thënë se Bislimi ka lëshuar akuza të nivelit profesor – student.

“Dashuria e vjetër”, Chelsea alarmohet nga shitja e mundshme e Koundes

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahet nga 18 prilli der…

I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

Sharon Stone thotë se të jesh një personazh i famshëm kushton: Paguaj afro tre mijë eur…

Po bashkëjetonte me një të mitur – arrestohet një person në Rahovec

“Mora një sulm personal, i cili nuk është aspak për t’u vlerësuar. Por, nëse zëvendëskryeministri e vlerëson, atëherë ato sulme personale mund edhe t’i bëj publike. Vlerësoj se jam faqebardhë në çdo aspekt. Sulmet ishin të nivelit profesor-student, gjoja se jam kapur në plagjiaturë në kohën sa kam qenë studente”, është shprehur Musliu-Shoshi.

Por, ajo ka thënë se akuzat e Bislimit ndaj saj për plagjiaturë nuk qëndrojë “pasi kam qenë studente me A-ja dhe kam qenë bursiste”.

Sipas deputetes, këto të dhëna janë lehtë të qasshme dhe “më vjen keq për nivelin akademik dhe atë që përfaqëson Bislimi”.

“Kemi ardhur në pikën ku në vend se të raportojë për atë çka po ndodh dhe rrugën që po ndjek në dialog, shteti jonë në kohën kur nuk e kemi asnjë aleat të vetëm, lëshohet në një nivel kaq të ulët me mua dhe deputetët e tjerë”, ka thënë Musliu-Shoshi në një deklarim për media pas mbledhjes.

Ajo më tej ka përgënjeshtruar kryetaren e këtij Komisioni, Arbëreshë Kryeziu–Hyseni, e cila ka thënë se deputetëve iu shpalosën dokumente konfidenciale.

“E vlerësoj që dialogu ka njëfarë mase të konfidencialtetit, por disa gjëra kryesore duhet të dihen nga ju si media. Megjithatë, nuk pat as edhe një informatë të vetme e cila konsiderohet konfidenciale. Krejt ajo çka provon pushteti të bëjë është të ngre drama kinse po diskutohet diçka konfidenciale. Nuk pat asgjë më shumë se ajo çfarë keni parë dhe dëgjuar nga Bislimi”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Mbledhja, e cila ka nisur të enjten nga ora 9:00 dhe ku zëvendëskryeministri po raportonte për dialogun, ka përfunduar pas vetëm një ore. Musliu-Shoshi ka thënë se Bislimi e ka lëshuar mbledhjen pasi disa pyetjeve që ajo i ka bërë. Mbledhja kishte qenë e mbyllur për media. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky