Agjencia Zhurnal.mk.

Nafta lirohet për dy centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), të dielën i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera, të cilat vlejnë edhe për ditën e hënë të 19 shtatorit.

Krahasuar me të shtunën e 17 shtatorit, nga 1.64 euro për litër sa ishte çmimi i naftës ka rënë për 2 centë, e që të hënën raportohet të jetë 1.62 euro për litër.

Ndërsa, çmimi i benzinës rezulton të jetë i njëjtë, 1.35 euro për litër.

Po ashtu, edhe çmimi i gazit ka pasur rënie të lehtë, ku nga 0.76 ka kaluar në 0.75 centë për litër.

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka vendosur masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky