Agjencia Zhurnal.mk.

Ndahet nga jeta intelektuali prizrenas, inxhinieri i hidroteknikës, Galip Hoda

Inxhinieri Galip Hoda u lind në vitin 1943 në Prizren. Studimet universitare i përfundoi në vitin 1966 në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit të Beogradit.

Gjatë viteve 1969-1974  Galip Hoda ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i komisionit kushtetues.

Inxhinieri i shquar prizrenas, Galip Hoda gjatë veprimtarisë së tij profesionale në shërbim të Kosovës ishte pjesëmarrës i shumë projekteve të rëndësishme të vendit, siç ishin projekti i Liqenit të  Radoniqit, projekti i Hidrocentralit të Fierzës dhe projektet tjera.

Gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, Galip Hoda ishte Drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizrenit, ndërsa në periudhën e pas çlirimit të Kosovës shërbeu edhe si  anëtar i Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.

Inxhinieri i Hidroteknikës, Galip Hoda me dijen dhe përvojën e tij shumëvjeçare nē sektorin e ujërave, në cilësinē e bashkëpunëtorit profesional kontriboi përmes shumë projekteve edhe në kuadër të UNDP-së, CDF, GTZ, IRC dhe shumë organizatave tjera ndërkombëtare.

Galip Hoda ishte përkrahës i madh i sportit prizrenas. Gjatë viteve shtatëdhjetë ishte anëtar i Klubit Futbollistik “Liria”, ndërsa nga viti 1990 deri në vitin 1999 ka shërbyer si sekretar gjeneral i klubit.

I ndjeri ishte nje humanist dhe aktivist i madh. Gjatë viteve nëntëdhjetë shquhej për kontributin e tij të dalluar në kuadër të Lëvizjes gjithëpopullore për çlirimin e Kosvës.

Varrimi i te ndjerit do të bëhet sot, më 7 dhjetor, në orën 12:00 në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky