Agjencia Zhurnal.mk.

Ndalesë për automjete të rënda ngarkuese në rrugën Tetovë-Kodër e Diellit dhe Aksi Mavrovë-Zhirovnicë

Shkup, 12 dhjetor – Ndalesë për automjete të rënda ngarkuese sot në mëngjes ka në drejtimin rrugor Aksi Mavrovë – Zhirovnicë, drejtimin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit, ku plotësisht ndalesa vlen edhe për kamionë dhe autobusë, ndërsa për të tjerët është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore, informojnë nga LAMM.

Drejtimi rrugor Makedonski Brod – Shkup, afër fshatit Bliznakovë ende është i bllokuar për komunikacion për të gjitha automjetet, për shkak të shembjeve në rrugë.

“Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. për shkak të numrit të madh të shembjeve në drejtimet rrugore Dellçevë-Koçan, Dellçevë-Pehçevë dhe Dellçevë-vendkalimi kufitar  Dellçevë rekomandohet të mos shfrytëzohen këto drejtime rrugore pa nevojë tejet të madhe”, thonë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM ekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, lugina lumenjsh dhe vendkalime malore, ku ka mundësi për dukuri të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëpjë me akset Katllanovë-Veles, MNavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky