Agjencia Zhurnal.mk.

Ndalohet kryekomisari i kufirit në Korçë, Balla: Dyshohet i përfshirë në trafik droge

Kryekomisari i kufirit në Korçë është ndaluar nga Policia pasditen e kësaj të enjte (30 nëntor). Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shkruan se kryekomisari akuzohet si i përfshirë në trafik droge.

Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Shërbimeve te Kufirit ne Drejtorinë Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për përfshirje në ‘Trafikim të narkotikëve’”, shkruan Balla.

Balla thekson edhe njëherë për forcimin e procesit të vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

Përgëzoj Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë. Shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Përgëzime dhe vetëm përpara!”, thekson ministri.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky