Shkup, 23 nëntor – Në kuadër të manifestimit “Ditët evropiane Shkup-2023” organizuar nga Drejtoria për kulturë dhe art në Shkup sot në hollin e Operës kombëtare dhe baletit do të ndahen çmime për gazetarët të cilët morën pjesë në konkursin “Shkupi, kryeqyteti evropian i kulturës”.
Do të ndahen edhe çmime për nxënësit që morën pjesë në punëtorinë për gjuhën e cila u mbajt me rastin e festës së çlirimit të Shkupit më 13.11.2023 në Institutin për gjuhën maqedonase “Kërste Misirkov”.
Çmimet do të ndahen nga drejtoresha e Institutit për Gjuhën maqedonase “Kërste Misirkov”- Shkup , Elena Jovanova – Grujovska.