Agjencia Zhurnal.mk.

Ndërhyrje horror, Marcelo i thyen këmbën kundërshtarit dhe shpërthen në lot

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Kupës Libertadores mes Argentios Juniors dhe Fluminenses.

Protagonist absolut në këtë sfidë ka qenë futbollisti brazilian Marcelo, që i ka thyer këmbën mbrojtësit kundërshtar Luciano Sanchez.

Ka qenë minuta e 57-të e ndeshjes, kur ish-futbollisti brazilian ka bërë një ndërhyrje horror nëkundërshtarin, ku edhe pse kishte topin në pronësi ai e ka shkelur atë dhe ia theu këmbën.

Menjëherë pasi e shkeli, Marcelo e kuptoi lëndimin që i ka shkaktuar duke kërkuar edhe që të ndalet loja për t’i ardhur në ndihmë futbollistit kundërshtar.

Pasi pa këmbën e kundërshtarit, Marcelo ka shpërthyer në lot dhe me kartonin e kuq nuk ka pasur asnjë kontestim.

Në fakt, duket qartë edhe nga pamjet se ndërhyrja e Marcelos ka qenë e paqëllimshme dhe lojtari nuk mund t’i ndalte lotët për lëndimin e rëndë që i shkaktoi kundërshtarit.

“Sot më është dashur të kaloj një moment shumë të vështirë në fushë. Kam lënduar pa dashje një koleg. Unë dua t’iu uroj shërimin më të mirë të mundshëm Luciano Sanchez. Forca e gjithë botës qoftë me ty”, ka shkruar Marcelo në profilin e tij në Instagram. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky