Agjencia Zhurnal.mk.

Ndëroi jetë Vladimir Kostov, anëtar nderi i AMSHA

Manastir, 3 Janar – Vladimir Kostov (1932), profesor dhe shkrimtar, anëtar nderi i AMSHA-së dhe doktor nderi i shkencave në Universitetin “Sht. Klementi i Ohrit” ka vdekur sot.

Kostov punoi si profesor në Akademinë Pedagogjike në Universitetin “St. Kliment Ohridski” në Manastir që nga themelimi e deri në pensionimin e tij, ka qenë një nga themeluesit si dhe kryeredaktor i revistës “Razvitok”.

Është fitues i disa çmimeve dhe mirënjohjeve, ndër të cilat në dy raste çmimi i qytetit të Manastirit “4 Nëntori”, dhe çmimi për vepër jetësore, si dhe çmimet republikane “11 tetori”, “1 maji”, çmimin “Njohja e Raçinovës”; çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë “Vanço Nikoleski”; “Karta e Gocit” për veprimtarinë letrare; çmimet e Unionit të shoqatave të mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë maqedonase dhe “Fenix”. Për veprimtarinë e tij letrare është vlerësuar me Urdhrin “Merita popullit me kurorë të artë”.

Vladimir Kostov ka botuar 17 romane, 10 përmbledhje tregimesh dhe tetë libra për fëmijë dhe të rinj. Përfaqësohet në antologjitë e tregimeve maqedonase në vendin tonë dhe në botë. Në vitin 2015, Kostov, anëtar i MND- Manastir, u zgjodh anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky