Agjencia Zhurnal.mk.

Ndihmë financiare prej 30.000 denarë për Minçe Ramçeskin, i cili u sulmua nga ariu

Shkup, 26 tetor – Komuna e Pllasnicës ka marrë vendim që Minçe Ramçeskit t’i ndajë ndihmë financiare prej 30.000 denarë për guxim pas sulmit të një ariu. Kryetari i komunës, Alija Jaoski, ia ndau ndihmën financiare shtatëdhjetë e gjashtë vjeçarit Ramçeski.

“Shpërblimi prej 30.000 denarë për bashkëqytetarin tonë është plotësisht i merituar, sepse me guximin e tij arriti të shpëtojë veten pas një sulmi agresiv të një ariu të egër. Duke ndjekur shembullin e komunës së Plasnicës, ftoj shumë bashkëqytetarë tanë nga diaspora, vendas të Plasnicës, që t’i bashkohen këtij akti human dhe brenda kufijve të mundësive të tyre ta përkrahin bashkëqytetarin tonë Minçe Ramçeskin, pas takimit të tij të papritur me një ariu, për të kapërcyer këtë periudhë krize”, ka shkruar kryetari i komunës Plasnicë në Facebook.

Почитувани граѓани!Денес општината одлучи на нашиот сограѓанин Минче Рамчески кој се најде во необична и застрашувачка…

Posted by Alija Jaoski on Wednesday, October 25, 2023

Ariu ka sulmuar 76-vjeçarin Minçe Ramçeski nga Plasnica, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Minçe tani është në gjendje të mirë, por ai thotë se historia nuk do të kishte një fund të lumtur nëse nuk do të ishin gjuetarët që trembën ariun pasi qëlluan me plumba në ajër. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky