Agjencia Zhurnal.mk.

“Ndiqni politikën e transferimeve të Real Madridit – jo të Chelseat!”, Tebas këshillon Barcelonën

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas i ka bërë thirrje Barcelonës që të ndjekë politikën e transferimeve të rivalëve të urryer, Real Madridit .

Tebas po komentonte çështjet e Fair Play Financiar të Barçës dhe se si ata mund të punojnë në afatin kalimtar të kësaj vere.

“Do të shqetësohesha nëse paratë e investuara do të ishin më të larta dhe ata nuk mund t’i paguanin. Real Madridi ka kaluar dy vite pa investime”, ka thënë fillimisht Tebas.

“Lokomotiva jonë, që është Real Madridi, nuk e ka bërë këtë pasi ata mendojnë se skuadra e tyre është e mirë. Nuk jam i shqetësuar për sa kohë që ekipet tona janë konkurruese. Real Madridi është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mundur Chelsean; Topi i Artë është në Spanjë, siç është Vinicius Jr, një lojtar i mrekullueshëm”.

“Ne kemi shitur më pak se vitet e tjera dhe lojtarët më të mirë po qëndrojnë në Spanjë. Nuk ka nevojë të shpenzojmë për hir të shpenzimeve. Pse duam kaq shumë lojtarë nëse ata thjesht do të ulen në stol?”.

“Barcelona do të shesë lojtarë për të ardhura të mira. Plani i tyre po ecën në atë mënyrë. Nuk do të ketë atë ethe investimi në Angli pasi qeveria do të vendosë frenat. Ky është mendimi im”.

“Unë mendoj se, përveç Chelsea, i cili është jashtë feste, tjerat skuadra nuk do të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Rruga që qeveria po ndjek me Fair Playin e ri Financiar të UEFA-s do t’i bëjë gjërat më të vështira”, përfundoi presidenti i La Ligas. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky