Agjencia Zhurnal.mk.

“Ndodh shpesh në Madrid”, Muller i bashkohet tërbimit të Bayern Munichut për golin e anuluar nga gjyqtari

Ikona e Bayern Munichut, Thomas Muller, i është bashkuar shokut të skuadrës Matthijs de Ligt dhe menaxherit Thomas Tuchel për të deklaruar besimin e tij se Real Madrid ishte edhe një herë i favorizuar nga një vendim i gjyqtarëve. Eliminimi i tyre nga Real Madridi në vitin 2017 solli me vete shumë polemika dhe humbja e të mërkurës mbrëma erdhi në mënyrë të ngjashme.

Ankesat e Bayernit sillen rreth një vendimi për pozitë jashtë loje kundër Muller, ku imazhet duket se tregojnë sulmuesin gjerman brenda, pavarësisht se Noussair Masraoui ishte paksa jashtë loje.

Kundër direktivave të UEFA-s, gjyqtari anësor ngriti flamurin menjëherë dhe gjyqtari kryesor vërshëlleu dhe ndërsa lojtarët e Real Madridit ndaluan, De Ligt gjuajti topin në rrjetë një sekondë pas vërshëllimës.

Nuk do të dihet kurrë nëse De Ligt do të kishte shënuar, por Bayern ishte indinjuar që nuk u lejua të përfundonte aksioni.

“Ai vërshëlleu për pozicion jashtë loje, kjo do të thotë se VAR nuk mund të ndërhynte më. Gjyqtari nuk shkoi në VAR. Ai as nuk pati mundësinë të shkonte ta shihte”, ka thënë fillimisht Muller pas ndeshjes.

“Një situatë si kjo është shumë e çuditshme, duke i rënë bilbilit kaq shpejt. Ndodh shumë këtu në Madrid… E pashë disa vite më parë, me dy gola të Cristiano Ronaldos, por kjo ishte para VAR-it”, përfundoi gjermani.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky