Të tjera detaje janë zbuluar nga sulmi me thikë që iu bë një të moshuari në qytetin Silema në Maltë, ngjarje për të cilën u arrestuan dy 23-vjeçarë shqiptarë përveç porositësit të aktit kriminal, maltezit 37-vjeçar Matthew Joseph Schembri.
Dy të rinjtë shqiptarë që kryen sulmin ndaj babait 62-vjeçar të ish-gruas së Schembri janë Xhovano Ndoci dhe Agostin Marku.
Në foton e publikuar nga mediat malteze ata shihen në krahun e majtë dhe të djathtë të porositësit Matthew Joseph Schembri.
Ky i fundit është akuzuar në gjykatë se ka porositur dy ‘vrasësit’ shqiptar për të sulmuar vjehrrin e tij, teksa ai po shkonte për të vrapuar përgjatë bregdetit. Policia e përshkroi Mattheë, si “trurin” pas sulmit të paprovokuar ndaj Louis Spiterit të enjten në mëngjes.
Maltezi së bashku me dy të rinjtë shqiptarë i kanë mohuar akuzat kur u paraqitën në gjykatë, por në dëshminë e tij viktima 62-vjeçar përshkroi se si dy shqiptarët ishin ulur në një stol kur ata u ngritën dhe e goditën me grusht në fytyrë teksa ai po kalonte me vrap përpara kopshtit George Bonello Dupuis.
Kur ata u arrestuan, pasi njëri prej tyre u ndoq nga një vrapues kalimtar dhe u shtri në tokë, shqiptarët i thanë policisë se ishin të ngarkuar për të kryer sulmin. Por, Ndoci u akuzua gjithashtu për për mbajtjen e një objekti të mprehtë dhe të mprehtë në publik pa leje policie.
Ndërkohë, Gjykata dëgjoi se dy shqiptarët jetonin në një pronë që u ishte dhënë nga Schembri, drejtor i një kompanie, dhe ndodheshin në Maltë me fonde të kufizuara. Avokati i tyre, Dean Hili, i tha gjykatës se hetimet e policisë vërtetuan elementë të asaj që ata thanë, se ata “vepruan në thelb si vrasës”.