Agjencia Zhurnal.mk.

Ndryshimet kushtetuese, Ramadani: Do të ndodhin sepse VMRO do dorëzohet

Shkup, 23 Korrik – Situata aktuale politike për momentin le shpresatë pakta  për t’u krijuar  disponim parlamentar për ndryshimet kushtetuese, pasi që momentalisht kemi ndarje ekstreme mes partive politike maqedonase, thotë analisti politik, Ismet Ramadani. Por, ai është optimist se  me fillimin e skriningut, në  grupin parlamentar të VMRO-DPMNE –së mund të ndodhin ndryshime.

Ramadani madje shton se rreth  strategjisë shtetërore për integrim kontributin e saj do ta jep edhe faktori ndërkombëtar.

“Sido që të jetë  do të vijë koha kur edhe partneri ndërkombëtar do të angazhohet me një presion të cilës VMRO-DPMNE-ja nuk do të jenë në gjendje t’i qëndrojë. VMRO- DPMNE do të vijë në situatë  kur ose do të përçahet grupi parlamentar i tyre, të cilët mendojmë me kokën e vet, ose do merret ndonjë qëndrim i cili në një mënyrë do të aprovojë dhe do të sqarohet në rrethana dhe kushte të ndryshme” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Nisja e bisediemve me BE-në, Ramadani: Kalendari RMV-BE s’do ketë lëvizje

Sipas njohësit të çështjeve politike, ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin në muajt e parë të vitit të ardhshëm dhe pritet të shkohet sipas kalendarit të paraparë mes qeverisë dhe BE-së.

“Këto janë çështje të cilave nuk mund t’ju qëndrohet me kokëfortësi  sepse megjithatë ne jemi pjesë integrale edhe e BE-së edhe NATO-s dhe krejt kjo besoj në 7 a 8 muaj do të kemi krejt ambient tjetër dhe do të ndodhin ndryshimet në kushtetutë” – u shpreh Ramadani.

Sipas dokumentit francez dhe protokollit me Bullgarinë, mbajtja e konferencës së dytë ndërqveritare me BE-në,  rrjedhimisht hapja së kapitujve, kushtëzohet me futjen e bullgarëve në kushtetutën e vendit, kusht i cili në rast  votimi kërkon 2/3 e votave të deputetëve në kuvend.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky