Adele mbretëroi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards 2022 të martën mbrëma, duke fituar në të tri kategoritë që ajo ishte nominuar.
Ajo mahniti publikun me paraqitjen e saj elegante e veshur me një fustan të zi glamuroz, shkruan DailyMail.
Nëse kthehemi prapa në 14 vjet, mund të shohim paraqitjen e parë kur ylli britanik shkelu në tapetin e kuq të Brit Awards.
Aso kohe ajo mori çmimin e parë të Critics Choice Award, disa javë pas publikimit të albumit të saj debutues “19”.
Këngëtarja mbërriti në ceremoninë e vitit 2008 e veshur me një fustan të zi me me xhinse të zeza, shumë larg nga fustani “Armani” i bërë me porosi, të cilin ajo e veshi mbrëmë (e martë) në Brit Awards 2022.
2008 ishte pika e kthesës për karrierën e yllit britanik, pasi ajo fitoi disa çmime si: “BBC Sound” të vitit 2008, “BRITs Critics’ Choice”, dhe debutoi ,e albumin e saj të parë, i cili pati një vlerësim të madh nga kritikët e muzikës dhe u arriti të renditej i pari në albumet më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar.https://d943cfb043849fdefc7cb9d01e1e936b.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Will Young aso kohe prezantoi çmimin e parë Brits që fitoi Adele, ndërkohë këngëtarja me një pamje nervoze dhe tejet të emocionuar kishte dalë në skenë për të marrë trofeun, e brohoritur nga miqtë e saj të Brit Awards në audiencë.
“Hey. Është shumë bukur të jesh këtu. Nuk do të flas shumë gjatë, sepse mendoj se fjalimet janë vërtet të mërzitshme, por vërtet do të doja të falënderoja disa njerëz. Zemra ime rreh kaq shpejt”, kishte thënë Adele.
Ajo më vonë pranoi se marrja e çmimit dhe fama e saj në rritje që e rrethonte ishte ‘dërrmuese’.
“Ndihesha shumë e pakëndshme nga e gjithë kjo.. Të gjithë supozonin se do t’ia dilja mirë”, rrëfeu më vonë këngëtarja britanike.
Me kalimin e viteve, Adele ka marrë 12 çmime nga gjithsej 19 nominimet në Brits ndër vite, duke marrë tre të fundit të saj të martën mbrëma.
Ajo triumfoi në kategoritë e rëndësishme si: “Artisti i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” për ‘Easy On Me’ dhe “Albumi i vitit” për albumin ‘30’.
Adele me lot ia kushtoi çmimin e saj “Albumi i Vitit” djalit të saj Angelo, nëntë vjeç dhe ish-burrit të saj Simon Konecki, sepse albumi është “me të vërtetë për ta”.
Ajo mundi këngëtarin e famshëm Ed Sheeran në kategorinë “Artisti i vitit” – që tani përfshin të gjithë artistët pavarësisht gjinisë – pasi të dy publikuan albume të shumëpritura në të njëjtën kohë vitin e kaluar.
Gjatë fjalimit të saj, Adele i tha audiencës: “E kuptoj se ky çmim ka ndryshuar, por më pëlqen të jem një artiste femër!”, ndërsa ajo iu referua ndryshimeve që bordi i çmimeve kishte bërë në ceremoni, duke eliminuar kategoritë gjinore.